Ndërkohë që na ndajnë vetëm katër ditë nga data 30 qershor, zbulohen detaje nga aksioni opozitar i drejtuar nga selia blu.
“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme” – bejne me dije burime nga PD.
Mësohet se gjithcka do të jetë në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, që në thelb është një forum i krijuar nga PD dhe me eksponentë të saj.
“Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve” – bëjne me dije burimet për mediat.
/a.r