Një ngjarje pazakontë ka ndodhur me sozinë e yllit argjentinas Lionel Mesi. Një djalosh iranian, i quajtur Reza Parastesh, i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë me futbollistin e Barcelonës, ka shfrytëzuar identitetin e rremë të Mesit, për t’u takuar me femra dhe për të kryer marrëdhënie me plot 23 prej tyre.
E gjithë historia kjo filloi dy vjet më parë kur babai i tij i propozoi që të merrte një fanellë të Mesit dhe të pozonte me të. Fotografia u bë shpejtë virale si “Mesi i rremë”.
Pas famës së tij, iraniani lyeu flokët dhe mjekrën ngjashëm si Mesi, duke u bërë identik si ai. Tashmë loja ka mbaruar, teksa Reza është denoncuar në autoritetet përkatëse të shtetit iranian.
g.kosovari