Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë me disa foto nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e rrjetit të ujësjellësit në Tropojë.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e rrjetit të ujësjellësit që siguron pas dekadash të tëra 24 orë ujë në ditë për banorët e Tropojës, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan Rama.