Real Madrid e ka gjetur mesfushorin që do të blejë nëse dështojnë të firmosin me Paul Pogba.
Gazeta spanjolle “Marca” është hapur sot me lajmin kryesor se “Los Blancos” do të hidhen direkt në sulm pë Donny van de Beek, të Ajax.
Mesfushori cilësohet perfekt: 22 vjeç, i shpejtë, i saktë, e njeh golin dhe kartonin e tij mund ta blejnë për 60-70 milionë euro.
Ky është plani B që Zidane dhe Perez kanë përgatitur për strategjinë e tyre.
Mesfushori holandez ka qenë objektiv i Interit, por negocimi mbeti në vend prej kohësh dhe me një konkurrent si Real Madrid zikaltrit janë zyrtarisht të dorëzuar.