Aktori Julian Deda i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tregoi pse së fundmi po mbështet kreun e PD-së Lulzim Basha, pas një sërë kritikash të adresuara.
Deda u shpreh se e vetmja gjë që i ka pemtuar Basha është heqja qafe e projektit më të rrezikshëm për shqiptarët, Rilindja.
Julian Deda: E kam thënë që kam qenë kritik në fillimet e tij.
Çdo njeri që përpiqet të na heq qafe Rilindjen si projekt duhet përkrahur dhe në këtë moment është ky person.
Besoj se e ka të sinqertë këtë luftë. Ligjërisht Basha i merr Bashkitë, ndërsa moralisht nuk kemi çfarë ti kërkojmë një njeriu.