Kryeministri Edi Rama ka sulmuar në Kukës kreun aktual të bashkisë, teksa tha se ai jeton në Tiranë dhe e qeveris Kukësin në distancë.
Shefi i qeverisë tregoi edhe detaje nga disa biseda private me të, shkruan JavaNews.al
“Më tha me 1 mijë lekë e pranojnë kuksianët traun e Rrugës së Kukësit. Po mirë i thashë, dil e thuaja popullit. Jo më tha nuk dal dot, se ti e kupton vetë…
Bashkim Shehu do të hyjë në histori si rast unik. Pengoi lejen për ndërtimin e spitalit duke thënë se nuk ka leje mjedisore.
A ka idiot që pengon ndërtimin e një spitali?” – tha Rama në Kukës.