Historia e dashurisë midis Adil Rami dhe Pamela Anderson mund të ketë përfunduar, pas dy vitesh. Aktorja e mirënjohur amerikane, në fakt ka postuar një sërë mesazhesh jashtëzakonisht të ashpra, me të cilat lë të kuptohet se ndarja midis të dyve është e plotë dhe e parikuperueshme.
Ajo nisi një sulm të ashpër në Instagram ndaj mbrojtësit të Olympique Marseille: “Është e vështirë të pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. A kam qenë e çmendur, që besova se e jona ishte një “dashuri e madhe”? Ndoshta. Unë jam e shkatërruar, kam zbuluar në ditët e fundit se ai ishte duke jetuar një jetë të dyfishtë. Ai na gënjeu të gjithëve. Si është e mundur të kontrollosh zemrat dhe mendjet e dy femrave në këtë mënyrë? Unë jam e sigurt se ka pasur të tjera. Ai është një përbindësh”.
Ylli i mëparshëm i “Baywatch”, më tej e shtoi dozën e sulmit ndaj Rami, pa e përmendur me emër: “Narcistët nuk ndryshojnë. Sociopatët nuk ndryshojnë. Unë do të vazhdoj rrugën time, kam luftuar gjithmonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ky është makthi im më i keq. Unë nuk isha një person shumë xheloz, para se të takohesha me të. Kjo më lëndon deri në vdekje”.
Pamela Anderson dhe ish-qendërmbrojtësi i Milanit kanë qenë bashkë për dy vite. Shumë shpesh, aktorja amerikane është parë në “Velodrome” për të ndjekur nga afër partnerin e saj futbollist. Edhe në të kaluarën ishte folur për ndarjen e tyre të mundshme, thashetheme që të dy i kishin mohuar fort.
Sidoqoftë, ky shpërthim i Pamela Anderson tregon se ndarja është e vërtetë dhe e parikuperueshme. Mbetet të shihet nëse kampioni i botës do ta mbrojë veten publikisht.
g.kosovari