Tre persona jane plagosur ne nje aksident qe ndodhi mengjes e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Sipas te dhenave te para te policise mesohet se shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Per pasoje janë plagosur pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
g.kosovari