Presidenti Ilir Meta ka pirë kafen e mëngjesit me gazetarët që morën pjesë në konferencën për shtyp mëngjesin e sotëm.
Nisur nga zgjimi i hershëm dhe nisja e punës menjëherë me nisjen e orarit zyrtar, Meta i ka ftuar gazetarët në oborrin e Presidencës për të kaluar disa momente qetësie.
E sigurisht edhe në takimin formal nuk ka munguar interesi i gazetarëve për aktualitetin dhe qëndrimin e Presidentit por gjithçka mbetet “off the record”.
g.kosovari