Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare në Itali. Aksioni është ndërmarrë nga antimafia e Romës. Mediat italiane raportojnë se grupi në fjalë kryente trafik kokaine nga Belgjika drejt Italisë nëpërmjet fluturimeve low cost.
Në pranga kanë rënë shqiptarët Julian Tare, Bledar Shtembari dhe Renato Hasa, së bashku me 9 persona të tjerë.
Sipas hetimeve, banda italo-shqiptare ka kryer transportin e drogës që nga 2016-ta dhe më pas e shpërndante në tregun vendas sipas rregullave të tyre. Sasia e drogës ndahej në doza dhe fshihej nëpër zona të ndryshme në fshat.
Më pas droga shpërndahej nga korrierët nëpër shtëpi, apo klubet e natës, “Star Night” në Viterbo dhe “Canbepina Due Cigni”./l.m