Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ditën e sotme ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja ‘New York Times’ i ka kushtuar një artikull ngjarjes së sotme politike në Shqipëri.
“Institucioni më i lartë ligjor i zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të dielën, duke hedhur poshtë një nga lëvizjet e presidentit” – thuhet në artikull.
Kolegji Zgjedhor me pesë gjyqtarë votoi në mënyrë unanime pasi një parti e vogël politike kërkoi të çregjistrohet bazuar në veprimin e Presidentit Meta, thuhet në artikull.
“Më herët Meta tha se po anulonte zgjedhjet lokale duke shprehur frikën se votimi do të ishte jodemokratike pa partitë opozitare të qendrës së djathtë që kanë bojkotuar.
Parlamenti prej 140 vendesh ka filluar një procedurë të gjatë për të rrëzuar Metën nën dyshimin se ka shkelur Kushtetutën edhe pse socialistët nuk kanë 95 votat që janë të nevojshme.
Opozita ka nisur protestat që nga mesi i shkurtit duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin dhe duke kërkuar zgjedhje të përgjithshme” – shkruan New York Times ndër të tjera.
/JavaNews/a.r