Një sherr banal në një disko të Elbasanit në vitin 2005, do të bëhej alibi për dhjetëra ngjarje kriminale në vend dhe jashtë Shqipërisë.
Sherri ishte mes Sokol Çapjes, pronar i një lokali në periferi të qytetit dhe mikut të tij Dritan Sheme, po nga Elbasani. Një ditë pas ngjarjes, familja Capja kërkoi takim me të afërm të Shemes dhe pikërisht me dajën e këtij të fundit, ish-shef i Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema.
Goditja me 11 plumba nga Florenc Çapja
Në këtë moment i kam thënë “…o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë…ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërisht armën….” Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës, dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja e ka qëlluar sërisht në ikje e sipër Fadilin, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë Mauzer dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit,disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej të më vriste, tregon ai. Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia Florenc Çapja.
VRASJA E FADIL MEMËS NË TORINO
Në mars 2015, 10 vite pas nisjes së konfliktit, vritet në Torino Fadil Mema. Dy persona e qëlluan pranë banesës. Në orën dy të natës, Mema po shkonte në punë, pasi prej disa kohësh punonte si shitës gazetash dhe shumë pranë banesës dy persona e qëlluan atë, duke e lënë të vdekur në vend. Dëshmitare ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, e cila në momentin e ekzekutimit të Memës ishte në ballkon. Pavarësisht se Mema është përpjekur që t’u shpëtojë plumbave, duke hyrë në hollin e banesës, personat e armatosur e qëlluan 14 herë.
Pjesë nga dosja e Elbasanit dhe dëshmia e Fadil Memës e publikuar në shqiptarja.com: Si u ngatërrova me Çapajt
g.kosovari