Boris Johnson është në telashe vetëm një muaj para zgjedhjeve brenda konservatorëve, ku ai shihet si favorit për t’u zgjedhur Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.
Në mediat britanike bëri bujë skandali ku ai u përfshi në një zënkë me të dashurën e tij në apartamentin ku jetojnë së bashku, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Fqinjët njoftuan policinë pasi dëgjuan 31-vjeçaren teksa bërtiste dhe i kërkonte atij të largohej prej saj dhe të dilte nga shtëpia. Ndërsa Johnson i thoshte se duhej të mos i afrohej laptopit të tij. Fqinjët thanë se dëgjuan të bërtitura dhe zhurmë në apartamentin fqinj dhe të çuditur trokitën tek dera e tyre, por askush nuk ua hapi. Pas pak minutash, sipas tyre, mbërritën oficerët e policisë.
Boris Johnson jeton me të dashurën e tij pas divorcit nga bashkëshortja e dytë. 55-vjeçari shmangu komentet për këtë rast në shfaqjet publike në fundjavë. Nisur nga kjo ngjarje analistët thonë ekziston rreziku që ashtu si përhapja tek publiku e këtij sherri familjar, nga Johnson të rrjedhin materiale sekrete me rëndësi kombëtare nëse zgjidhet Kryeminister. Mbështetësi i linjës së ashpër kundër Brukselit do të përballet më 22 Korrik me të moderuarin Hant për t’u zgjedhur kryetar i labursitëve