Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi foli për përgjimet e nxjerra nga gazeta gjermane Bild e ka cilësuar të tepruar reagimin për çështjen e blerjes së votave, duke e cilësuar një fenomen të zakonshëm që ka ekzistuar dhe ekziston.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Klosi tha se prokuroria ka problem nëse prej asaj dalin sekrete. Ai tha se edhe ata gabojnë, për në këtë rast ata kanë gabuar.
“Kam qenë unë në votime. Kemi dhënë lopë në fushatë. Kjo është një metodë që është përdorur duke blerë shefat e fiseve, ai votonte ne emër të të tjerëve. E përdori edhe LSI, kam qenë edhe unë me LSI. Është një fenomen që ka ekzistuar, por tani që u përgjuan janë më të dukshme. Nuk mund ta quajmë këtë fenomen dhe hajt të rrëzojmë qeverinë”, tha Klosi.
Për situata politikë në të cilën ndodhet aktualisht vendi për ish kreun e SHISH është shumë e rëndë dhe përgjegjëse është opozita, e cila sipas tij po ngutet në kërkesat e saj.
“Gjendja është shumë e rëndë, më vjen keq që erdhi deri këtu. Përgjegjësinë më të madhe e ka opozita, po ngutet shumë për të bërë punën e saj. Puna e saj është të luftojë për të ardhur në pushtet, kjo është puna që ka opozita, por po ngutet shumë. Ndaj jemi këtu. Unë kam pritur një kompromis si është bërë gjithmonë. Para cdo situate zgjedhore kemi patur një situatë të tillë, po është gjetur gjuha. Lufta politike është bërë e ashpër dhe e sollën vendin në këtë situatë. Përgjegjësi kanë të dy palët. Qeveria po mban të drejtën e saj, opozita po ngutet.” u shpreh Klosi.
“Rama nuk është nga ata tipa që dorëzohen kollaj dhe këtë do të quaja defekt që s’u arrit.. Po nuk besoj që synimi të jetë të jemi ne një vend me një parti. Më tremb ashpërsia e luftës politike. Pse e sollën politikanët këtë ? Ka përgjegjësi të fortë opozita, iku nga parlamenti. Kërkojnë qeveri tranzicioni .. është absurditet, nuk e imagjinoj dot, faji është i politikës“, u shpreh Klosi.
g.kosovari