Pak orë përpara protestës së nëntë kombëtare të opozitës, kryetari Lulzim Basha publikon një tjetër mesazh për mbështetësit, ndërsa i fton ata në 20:00 në sheshin para Kryeministrisë.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!” shkruan Basha në stasusin e tij.