Ministri britanik, Mark Field po përballet me thirrje për të dhënë dorëheqjen, pasi u filmua duke dhunuar një eko-protestuese mbrëmjen e kaluar.
Në videot e shpërndara në rrjet, shihet Fiel duke kapur nga qafa dhe duke përzënë me dhunë aktivisten e Greenpeace, nga një darkë në Londër.
Skena e shëmtuar shpërtheu pasi rreth 40 protestues të Greenpeace, veshur me të kuqe, sulmuan banketin vjetorë të bankierëve dhe politikanëve.
Field, gjithashtu deputet i Londrës, e shtyu aktivisten duke e përplasur tek një shtyllë, e më pas e kapi nga qafa dhe e nxori jashtë dhomës.
Për të justifikuar veprimin e tij, Field tha se e kishte bërë atë veprim duke “iu përgjigjur një shkelje të madhe sigurie”, pasi kishte pasur frikë se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur.
g.kosovari