E ndërsa parashikonte fatin e kryeministrit Rama në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Neës 24, pasi një gjë të tillë ia kërkoi drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi, kryetarja e LSI-së tha se Rama do përfundojë në burg.
“Do shkojë në burg Zoti Rakipi..meqë i ishte lutur Bashës si të ishte vajza më e bukur, do shkojë në burg se e kishte këtë merak, në burg mund të gjejë çuna të bukur”,- tha ajo.
E sa për batutat e kryeministrit Rama që thotë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi sheh fall, kjo e fundit i bëri një parashikim kreut të qeverisë.
“Fundi i Edi Ramës do jetë tek filxhani i Monikës, aty do të jetë…
Unë nuk shoh fall, por besoj në Zot, por ai ka punësuar fallxhoren e gjermanishtes që shef filxhan e ka këshilltaren e kabinetit të tij.
Një gjë di t’i them: O të shpëtojë paratë, o kokën e tij”,- tha ajo.
g.kosovari