Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, i është përgjigjur pyetjes së bërë nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, nëse kemi të bëjmë me situatën e një konflikti civil apo jo.
Beqaj u shpreh se nuk ka indicie që vendi të shkojë në një përplasje të tillë. Sipas tij, ngjarjet e deritanishme, ku opozita ka pasur reagime, kanë treguar se qytetarët nuk e mbështesin.
“Qyteti vetë nuk ka ndjesi konflikti civil, dhe nëse nuk e ka Shkodra, që ka pasur këto dy ditë një nxitje të madhe, kjo mendoj unë, që më çon tek ajo që thatë ju, që vendi do të ketë zgjedhje. Edhe në vatra të tjera ku ka pasur reagime të opozitës, njerëzit nuk e kanë mbështetur. Qeveria ka detyrën që të garantojë zgjedhësit dhe ata që duan të votojnë, të shkojnë të votojnë më 30 qershor. Nuk ka lënë për të pasur konflikt civil”, u shpreh Ilir Beqaj. /Realstory.al
g.kosovari