Xhemal Qefalia i cili ishte protagonistë e përgjimetr e publikuara nga BILD për Dosjen 184, ka reaguar duke e cilësuar telefonatën si një bisedë normale me një shok fëmijërie.
“Xhevahire nga Dibra ! Se lloqe Kavaje nuk shkon! Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak , oficer karriere. Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marrëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”, shkruan deputeti i PS.
Deputeti i PS, doli në përgjimet e publikuara te media gjermane gjatë një bisede me shefit të komisariatit të Dibrës, Robert Ago dhe e informon se është në darkë me Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe Sajmir Tahirin, madje ish-ministrin e Brendshëm ia kalon në telefon.
g.kosovari