Policia e Shtetit ka ndaluar pesë persona për sulmin ndaj KZAZ-së nr.
42 mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ku militantët e PD u konfrontuan me forcat e policisë.
Dy nga të ndaluarit janë punonjës të bashkisë së Kavajës, ndërsa tre të tjerë janë militantë të PD-së.
Dje u arrestuan 14 persona, 7 për incidentet në Tropojë, 5 për Shkodrën dhe 2 prë ngjarjet në Kamëz, ndërsa në mbrëmje u ndalua ish-deputeti Bardh Spahia për sulmet ndaj KZAZ-ve.
g.kosovari