Pasi mallkoi ditë më parë ata persona që do të merrnin pjesë në votimet e 30 qershorit, politikani dhe profesori i njohur Neritan Ceka kësaj here mallkon mësuesit.
I ftuar në “Provokacja”, Ceka mori shkas nga ata mësues që nxjerrin nxënësit nëpër fushata elektorale.
“Në fushatën e tij elektorale që po ikën si ai kali që ka lënë karrocën, në tym.
Do t’i them që herë tjetër me kalamaj të dalë me fushatë elektorale kjo është faqja e zezë. Ka dalë në Pustec me nxënës 12-13 vjeç.
Në fushatë elektorale marrin pjesë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Natyrisht, ata nxënës i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin.
Mos i marrshin ato rroga ku shesin profesionin e Petro Ninit Luarasi, i cili thotë vritmëni po gjakun ma ruani se do t’i duhet nipërve tuaj për të shkruar gjuhën shqipe.
Ky beu ynë shkon e del përpara fëmijëve në fushatë elektorale”, tha Ceka.
/a.r