Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është drejtuar shkollave në njësinë administrative të Shkodrës një kërkesë ku i thotë se duhet ndaluar përdorimi i shkollave si KZAZ apo qendra votimi për procesin zgjedhor.
Ajo i drejtohet atyre me një paralajmërim duke i kujtuar se kanë për detyrë administrimin e procesit arsimor në këto ambiente, dhe jo të objektit.
Ademi thotë përmes shkresës se shkollat janë prona në pronësi dhe nën administrim të Bashkisë së Shkodrës dhe nuk mund të merren në dorë nga persona të paautorizuar.