Kryeministri i vendit, Edi Rama është një vizitë zyrtare në Londër, në kuadër të forumit për Ballkanin Perëndimor me temën ‘Mundësia e investimit në një rajon me rritje të shpejtë”.
Ky forum është organizuar nga prestigjozia Financial Times. Kryeministri Rama duke folur për këtë media ka thënë se hyrja në BE është si martesa që të gjithë të thonë që nuk është aq fanatstike por ti duhet të martohesh gjithsesi.
Fjala e Ramës:
“Faleminderit për këtë mundësi. Është një ndjesi shumë e mirë të vish nga Ballkani tek një vend i ri i Ballkanit Perëndimor, siç është Britania dhe është ndjesi po ashtu shumë e mirë të jesh pjesë e kësaj platforme kaq prestigjioze sa e juaja, për të folur për veten dhe rajonin tonë. Mendoj se jemi duke jetuar një periudhë interesante. Po përjetojmë reforma të rëndësishme brenda rajonit, kemi shifra me peshë që tregojnë ndryshimet që po ndodhin. Patjetër është e qartë që nuk mjaftojnë.
Në Shqipëri po punojmë fort që të reformojmë sistemin e drejtësisë, në mënyrë që vendi të ketë një pozitë më të fortë për t’i ofruar jo vetëm qytetarëve tanë, por edhe investitorëve, garancitë maksimale, si dhe produktivitetin maksimal në investimet e tyre.
Në të njëjtën kohë e dimë shumë mirë që duhet të ndërthurim burimet tona natyrore, sidomos naftën dhe mineralet, si dhe energjinë hidrike. Po ashtu duhet të kujdesemi për investimet turistike përgjatë bregdetit. Së fundmi kemi marrë një lajm shumë të mirë nga Shell, që kishte zbuluar një rezervë shumë të rëndësishme me naftë të cilësisë së lartë, që premton një perspektivë të madhe në këtë drejtim. Po ashtu kemi disa investime shumë të rëndësishme në bregdet me linjën gazsjellëse, që shpresoj të materializohet së shpejti. Shifrat tona në sektorin e turizmit po rriten nga viti në vit. Pra, po arrijmë rezultate shumë të mira në mposhtjen e papunësisë. Siç e përmendi Banka Botërore në raportin e vitit të kaluar kemi rezultate të mira, por patjetër e kemi të qartë që ato që kemi bërë nuk mjaftojnë dhe duhet të bëjmë shumë më shumë dhe t’i arrijmë më shpejt qëllimet tona.”