Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita.
Gjatë hetimeve nga KPK rezultoi se ndaj kryegjyqtarit u paraqit një denoncim nga një grup gjyqtarësh të Apelit Administrativ ku pretendohej se në çështjen e vitit 2016 të Bledar Valikaj bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj dhe Presidentit te Republikës kishte një komplikim juridik.
Sipas denoncimit trupi gjykues ku bënte pjese edhe Selita ka luajtur rol aktiv ne urdhërimin e KLP-së. Por sipas Selitës vendimi nuk ka qenë detyrues ndaj KLP për të ndërmarrë veprime ekstra ligjore.
Ndërkohë një tjetër denoncim për gjyqtarin e apeli të administrativ ishte bere edhe ne lidhje me figurën. Po një grup kolegësh të tij gjyqtarë të kësaj gjykate e kishin denoncuar për kontakte me një person të papërshtatshëm me inicialet L.H element sipas tyre i përfshire në krime në fushën narkotike dhe evazionit fiskal.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga selita por edhe vetë KPK ka konstatuar se nga verifikimet e kryera informacioni nuk kishte rezultuar i vërtetë. Të Enjten doli para kpk edhe drejtuesja e prokurorisë se Elbasanit Enkelejda Millonai i cila rezultoi pa probleme në tri kriteret.
g.kosovari