Në një reagim të dytë në Twitter, kryeministri Edi Rama ka publikuar përgjimin e “Bild” ku përfshihet ai vetë si dhe shpjegon se cili është shtetasi Arbe Keshi.
Rama shkruan se e konfirmon bisedën dhe se njësoj do ta realizonte sërish edhe sot.
Reagimi i Ramës:
Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!
Çfarë gënjeshtre: Arben Keshi s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.
E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë.
Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë pic.twitter.com/AEuY06WGes
— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019