Linda Halimi ka folur më në fund për partnerin, se përse e zgjodhi pikërisht atë në jetën e saj.
Këngëtarja Linda Halimi ka pranuar shpesh komente lidhur me përzgjedhjen e partnerit të saj mirëpo për të gjithë ata që donin ta dinin se përse ishte pikërisht ai që e zgjodhi, Linda e ka dhënë përgjigjen e prerë.
Dikush prej ndjekësve i ka bërë pyetje në Instagram dhe këngëtarja ka treguar se sa e dashuruar është dhe se nuk i pengon fare nëse partneri i saj është ndryshe.
“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me mllef ndaj secilit që është ‘NDRYSHE’ nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: “Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë por kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten. Dhe unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty që më së shumë ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë”, i përgjgjet këngëtarja.
Ajo ka kurorëzuar lidhjen me reperin Dawon Edwards, i njohur si Big D me të cilin e ka edhe një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.
g.kosovari