Në kulmin e krizës politike kryetari i PD, Lulzim Basha është thirrur sot në orën 09:30 për tu paraqitur në prokurori sa i përket hetimit për lobimin në SHBA.
Katër ditë më parë Prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Gjergji Tafa dhe Kolë Hysenaj kanë firmosur flet thirrjen për kryetarin demokrat Basha, ish-sekretarin e PD, Arben Risanti si dhe Ilir Dervishin, ekonomist i PD.
Tre prokurorët thanë se pas përfundimit të fazës paraprake të hetimeve që kanë nisur në 2018 gjetën elementë të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Sipas prokurorëve mbështetur në hetimet paraprake, Basha, Ristani dhe Dervishi janë tashmë nën hetim, raporton ora news. Tre prokurorët shkruajnë në letër se nëse nuk paraqiten në datën dhe orën e tyre ndaj tyre do të veprohet me shoqërim të detyrueshëm.
g.kosovari