Një aksident rrugor i ndodhur rreth orën 02:00 të mëngjesit të sotëm ka rezultuar tragjik për familjen Bibaj. Katër persona të kësaj familjeje kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga pasi është përlasur me bordurën në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Mësohet se ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave.
Viktimat janë nëna, babai dhe dy vajzat B. Bibaj, Xh.Bibaj, F.Bibaj dhe V. Bibaj, ndërsa miku i familjes A. Alia i cili drejtonte mjetin me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur.
Ai është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet ku merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në momentin e aksidentit, zona nuk ka pasur prezencë të automjeteve të tjera duke bërë të pamundur dhënien e ndihmës së parë mjekësore./l.m