Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e tij elektoral. Nga Devolli ku prezantoi Eduard Duron si kandidatine PS për zgjedhjet vendore, kryeminsitri nuk la pa shigjetuar edhe opozitën, duek theksuar edhe njëherë se ata, sipas tij, kanë frikë nga drejtësia.
Në një takim me banorët e zonës kryeministri deklaroi se Basha është një llafazan dhe gjumash.
Rama ironizoi edhe kreun e PD-së Basha, duke e cilësuar si “dembel e gjumash që është mësuar t’i marri gjërat qyl”.
“Nuk e di a ka ndonjë shqiptarë normal që të mendojë se duhet të sakrifikojë jetën e vet për Monikën, Ilirin, Saliun apo Lulzimin e shkretë. Një dembel llafazan, gjumash që është mësuar t’i marri gjërat qyl e tani i bie këmbës: O i dua o s’ka. Nuk e kupton që aq sa mori i mori se ishte shoku im. Tani u prish me mua dhe kujton që do t’i marri duke qëndruar në atë shoqëri të keqe, por jo”, tha Rama.
Ndër të tjera Rama komentoi edhe protestat në hyrje të qytetit, ndërsa rikujtoi dënimet e penalitetet për këdo që pengon zgjedhjet.
“Dhe ata të shkretët e dalë në rrugë nën udhëheqjen e qorrave do kuptojnë që nuk është në interesin e tyre. Këta njerëz përdoren si mish për top. Dhe nëse sot që nxiten nga katër njerëz, që shkojnë e flenë në shtëpi, e këta të shkrete shkojnë e flenë në burg, është turpi i një pabesie që duhet të marrë fund. I duhet thënë mos shkojnë pas berihaijt ti thuhet kush shkel zgjedhjet dënohet rëndë, jo vetëm shkon pas hekurave, por kur të dalë nuk shkon dot as në SHBA. Nuk e di a ka ndonjë shqiptar normal”, vijoi më tej Rama.
g.kosovari