Sado perfekte të duket jeta e familjes mbretërore, edhe ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Gjatë festimeve për ditëlindjen e mbretëresh Elizabeth, e gjithë familja mbretërore kryen ritualin që bëjnë çdo vit, duke dalë në ballkonin e pallatit mbretëror, për të përshendetur turmën.
Ato që ka rënë në sy ishte një skenë tensioni mes Meghan dhe Harry-t, e cila nuk ka kaluar pa komente. Në një video të postuar Meghan është kthyer pas për t’i thënë diçka Harry-t dhe ai thjesht ka pohuar atë çfarë ka thënë Dukesha.
Ndërkohë herën e dytë, Harry ka ndryshuar qëndrim duke i thënë “Kthehu para dhe shiko andej”. Meghan me një buzëqeshje të sikletosur është detyruar të kthehet.
Mediat britanike kanë zbuluar se çfarë i kanë thënë princ Harry, bashkëshortes së tij. “Po, kjo është e vërtetë. Kthehu para dhe shiko”- i urdheron princi bashkeshortes. (BW)