Gjykata ka vendosur sot masen e sigurise “arrest me burg per tre te rinjte e vene ne pranga si te dyashuar per vrasjen e kreut te Njesise Kote, Argjil Gjoka.
Ne mase sigurie arrest me burg u lane Arif Bejtaj 19 vjec; Jace Bejtaj, 22 vjec dhe Namik Bejtaj 30 vjec. Nderkohe qe ne kerkim eshte shtetasi Mersin Bejtaj 32 vjec.
‘Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj”- njoftoi policia diten qe beri arrestimin, pas ngjarje se rende ne Selenice.
Ata jane ne akuze për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. (Panorama)