Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i ka bërë ftesë publike kombëtares shqiptare që të vijë në Prishtinë.
Ahmeti përmes Facebook-ut ka thënë se edhe Prishtina e meriton që t’i bëjë një pritje Kombëtares Shqiptare.
“Edhe Prishtina meriton t’i bëj një pritje Kombëtares. Të gjithë ata nga Kosova e gjithandej që nuk patën mundësi të jenë në Tiranë duan ta falenderojnë kombëtaren nga sheshi ku i përcollen të gjitha ndeshjet.
Tani po i dërgojmë edhe ftesë publike. Shpërndane gjithandej dëshiren për ta pas kombëtaren në Prishtinë”shkruan ai.