Kreu i grupit parlamentar i deputetëve të pavarur Nimet Musai deklaroi se argumentet që solli sot presidenti duhet t’i kishte sjellë që në nëntor duke e quajtur dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të nxituar dhe të vonuar.
“Nëse ka diçka për karrigen presidenciale është si do të veprojmë ne që populli ta zgjedhë vetë presidentin. Partitë janë pasuri publike që nuk po administrohen demokratikisht. Për një opozitë demokracia e brendshme është ilaçi më i mirë. Sot temë dite është presidenti për të cilën ai as nuk voton. A meriton vërtetë 5 orë ky diskutim. Unë them se argumentet e presidentit duhet të ishin bërë që në nëntor. Presidenti veproi me nxitim apo edhe me vonesë”, tha Musai.
g.kosovari