“Kemi filluar punën për të dedektuar raste ,
persona kategori, për t’u plotësuar dosjen dhe për ti kaluar në 41 bis”, është shprehur Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, nëse do të pres SPAK-n, ai është përgjigjur: Jo nuk do ta presim SPAK. Kemi filluar”.
Në mënyrë të prerë dhe duke ruajtur identitetin e atyre që do ti nënshtrohen super burgosjes , drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili tregon për Top Channel se derisa të ngrihet Spak , në grupin që vendosëm, për 41 bis janë përfshirë prokurorët e krimeve të rënda . E gjitha kjo po ndodh jo vetëm për shkak të kopetencave kalimtare që ka kjo prokurori , por edhe për të frenuar influencën nga burgu të njerëzve të botës së krimit apo urdhrat e tyre. Për të dënuarit për vepra të rënda 41 bisi ka vetëm një tolerim.
“Një njeri që është dënuar për këto vepra, zbaton rregulloren, është në paqe me veten, zotin dhe familjen dhe punën e vet, ai do vuajë atë dënim për të cilin është dënuar sipas ligjit normal. Të tjerë për të cilët ka indicie, ka të dhëna ata do vazhdojnë , do kalojnë nën 41 biss.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel, se sa është shifra, sa do të jenë ai shprehet: “nuk është çështje shifrash, por sa kemi ne mundësi dhe kapacitete për të akomoduar”.
Me hyrjen në fuqi të 41 bisit që në Itali vendosi nën regjim të rreptë monitorimi personazhe si Toto Rina, edhe në Shqipëri të dënuarve që vijnë nga krimi i organizuar do t’u kufizohen jo vetëm takimet, por edhe do t’u regjistrohen bisedat , telefonatat si edhe do kenë një regjim ndryshe në qeli që nga minimizimi i sendeve personale deri tek dalja rrallë në ajrim. Parashikimet zyrtare ishin që 41 bisit t’i nënshtrohen 270 të dënuar, por Agim Ismaili sqaron:“Jo nuk do ketë listë, do jetë rast pas rasti, pra do jetë një rast që do të çohet në gjykatë.”
Po autoritetet e sistemit penitenciar në vend nuk po ndjekin vetëm gjurmët e 41 bisit i kopjuar nga e drejta Italiane, një gjykatë ajo e Korçës ka dhënë një vendim për ” burgim” brenda burgut për gjashtë të dënuarve në DRENOVË, të cilët kanë organizuar një revolte pasi kërkonin që në regjimin e tyre të brendshëm të vinte një i dënuar që i përkiste Camorres.
Mes të dënuarve për të cilët gjykata ka vendosur mbikëqyrje të veçantë janë Aleksander Llanaj, Aleksander Sinanaj dhe Klodian Premci. siç argumentuan autoritetet e burgjeve të dënuarit refuzuan praninë e një të dënuari në sektorin e sigurisë së lartë dhe më pas kërkuan që aty të sillej Salvadore Lettizia, një i dënuar për vrasje të trefishtë në Shqipëri. Të dënuarit dogjën dyshekët në formë revolte dhe gjatë përplasjes me forcat e sigurisë jo zyrtarisht thuhet se u kërcënua edhe kreu i këtij burgu.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha i drejtohet Agron Ismailit duke i thënë se ka indicie se drejtori i burgut të Drenovës është kërcënuar nga një i dënuar i dosjes Lazarati.
“Jo nuk është kërcënuar, nuk kemi asnjë shqetësim nga të burgosurit, të burgosurit po e kuptojnë për ditë e më shumë se nuk shtyhet problemi për të ashpërsuar masat, por për të zbatuar rregulloren”, iu përgjigj ai.Top Channel