Parlamenti nesër do të diskutojë në seancën plenare një pr/rezolutë për zhbërjen e dekretit të Presidentit të Republikës, që përcaktonte 30 qershorin si datë për zhvillim e zgjedhjeve për pushtetin vendor në Shqipëri. Rezoluta mund të pasojë me procedurën e kërkesës për shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, që duhet të votohet nga 2/3 e Kuvendit të Shqipërisë. Në lidhje me këtë çështje ka qëndrime pro e kundër. Për të folur mbi këtë dhe çështje të tjera që lidhen me aktualitetin politik i ftuar sot në Top Talk ka qenë i ftuar deputeti Myslym Murizi.
Pak minuta pasi Meta firmosi sekretin që anulonte zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, PS mblodhi kryesinë nga ku u njoftua edhe nisja e procedurave prë shkarkimin e Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës.
Por për deputetin opozitar, Mysli Murrizi, PS nuk do ta shkarkojë Metën, sepse është produkt i kësaj mazhorance, por edhe sepse ajo çfarë do të diskutohet në Kuvend këtë të enjte nuk është shkarkimi i Metës.
“Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nuk është rezolutë për të shkarkuar Ilir Metën. Projektrezoluta e nesërme nuk ka nevojë për shumicë të cilësuar. Ajo kalon me shumicë të thjeshtë, Nuk kërkon 93 vota nesër. Është disa hapa për të shkuar tek ardhja e votave të 2/3. Unë besoj se nuk do ta shkarkojnë. Ky President është prodhim i kësaj mazhorance, pa asnjë votë nga krahu tjetër politik, paçka se një grusht militantësh që brohorisin përpara Parlamenti, që kërkojnë të kthehen në administratë, e quajnë fitore të madhe, shpëtues”, u shpreh Murrizi.