Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes.
Shtetasi F. T., banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u kap mbrëmjen e të martës (11 qershor) në rrugën “Brigada e 8-të”, në tentativë për të vjedhur mjetin e shtetasit D. D, banues në Paskuqan
Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 3 aparatët celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”./l.m