Analisti Mustafa Nano ka dhënën versionin e tij lidhur me krizën politike në vend, ku vendimi i presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e ka thelluar edhe më shumë.
Teksa mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit, Nano shprehet se nëse kjo nuk ndodh, Meta do e japë vetë dorëheqjen.
Sipas analistit Metës po i hanë duart të bëjë atë që di më mirë.
“Ilir Metës do i shkonte ta shkarkonte, po i hanë duart të shkojë andej ku është opozita.
I hanë aq shumë duart, sa edhe nëse nuk e shkarkojnë ka për të dhënë dorëheqjen vetë.
Kam përshtypjen se nëse ndarja do bëhet më e madhe mes opozitës dhe qeverise ai nuk do rrijë më aty”, deklaroi Nano.
Ndërkohë, ditën e djeshme presidenti Meta dha këtë deklaratë përpara gazetarëve: “Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës.
Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit?
Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”.
g.kosovari