Presidenti i Republikës ndodhet në një konferencë për mediat, ku komentuar edhe vendimin e tij për anulkimin e zgjedhjeve.
Meta deklaroi para gazetarëve se, amerikanët duhet ta dinë se nëse duan zgjedhje me njërën palë, të shkojnë ne Korenë e Veriut.
Presidenti tha se në këto kushte Shqipëria nuk do të hyjë në BE, njëjtë siç opozita joparlamentare shprehet.
“Pluralizëm zgjedhje të lira dhe unitet. A ka ndonjë që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin të lira dhe demokratike dhe shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre? Ju jeni të rinj, por ka një dallim mes zgjedhjeve dhe votimeve, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje jo votime, se ashtu kanë pasur 45 vite. Nëse ka ndonjë europian dhe amerikan që do të monitorojë zgjedhje të tilla, le të shkojë në Korenë e Veriut, këtu jo se ka ardhur pluralizimi politik. Zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo për të çelur negociatat tani, por as në shtator dhe shumë vite integrimi nuk do të duket në horizont”, tha Meta.
Kreu i shtetit deklaroi se nuk i trembet drejtësisë. I pyetur nga gazetarët nëse lëvizja e tij lidhet me frikën e mundshme nga SPAK, Meta u përgjigj:
“Kam unë frikë? Rama e di që unë nuk kam frikë nga asgjë, pastaj e di ambasada amerikane. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia që kam para popullit në detyrat që unë kam. Populli duhet ta dijë që reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus dhe nëse ka rekomandimin për negociatat e ka nga lufta që unë kam bërë për ta miratuar reformën”, tha Meta.
g.kosovari