Një zëdhënës i Komisionit Europian bëri të ditur se zgjedhja e pasuesit të kryeministres britanike, Theresa May nuk do të ketë ndikim në përmbajtjen e marrëveshjes së divorcit të nënshkruar ndërkohë nga Londra me BE-në.
“Ne do të distancohemi nga mbajtja e çdo qëndrimi që mund të ndërhyjë në garën për lidershipin e partisë konservatore”, u përgjigj Margaritis Schinas, i pyetur në lidhje me kërcënimin e favoritit për postin e Mayt, Boris Johnson për të mos paguar faturën e Brexit.
”Zgjedhja e kryeministrit të ri nuk do të ndryshonte parametrat e marrëveshjes që është mbi tryezë”, pohoi zëdhënësi i ekzekutivit europian duke iu referuar traktatit të tërheqjes që qeveria e May arriti me BE-në nëntorin e kaluar./l.m