Presidenti Clinton pritet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet.
Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.
Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve
Siç bën të ditur Zyra e Presidentit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në ora 15:00.
Pas takimit të dy presidentët do të deklarohen edhe para medieve.
Clinton sot viziton Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit, bashkë me gruan e tij Hillary Clinton, ish-sekretare e SHBA-së dhe ish-kandidate për presidente.
/a.rada