Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi është një nga njerëzit më pranë kryedemokratit Lulzim Basha e cila herë pas here ka bërë thirrje për sulm ndaj institucioneve dhe forcave të rendit.
Së fundmi, Ademi mbështet vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore duke thënë se nuk do të ikë nga posti që mban.
Pavaresisht kembenguljes se kryeministrit Rama se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor Ademi tha se s’do e leshojë zyrën e saj pasi çdo vendim tjetër pas atij të Presidentit është i jashteligjshëm.
Deklaratën kryebashkiakja e bëri pas pjesëmarrjes së saj në panairin e artizanatit dhe zejtarisë në Shkodër.
Ndërkohë, deklaratën e saj në media lokale pak dite më parë se do të kishte dëshirë të gjuante me molotov institucionet, sqaroi duke thënë se molotovi dhe mjete të tjera në protesta përdoren në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet.
Kryebashkiakja Ademi u shpreh se është momenti që qeveria dhe kryeministri Rama të reflektojnë duke u tërhequr dhe duke dëgjuar zërin e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve.