Trajneri iu kombëtares shqiptare, Edy Reja ka dalë në konferencë para mediave në prag të sfidës me Moldavinë, e cila do të zhvillohet të martën në mbrëmje në “Elbasan Arena”.
Numri një i pankinës kuqezi ka folur për defektet që ka parë në përballjen me Islandën, dhe është shprehur se do të ketë ndryshime në formacion.
Skema 3-5-2- “Unë nuk pashë probleme në këtë repart, por në sulm jam dakord. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.
Ndryshimet- “Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhje pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.
Potenciali i skuadrës- I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam.
Formacioni- Nuk kam vendosur ende. Kam Uzunin dhe Sadikun që janë gati. Mund të jenë tre katër ndryshime dhe do të vlerësohen me tej. Mbrojtja ka bërë mirë, por mund të ketë ndryshim.