Pas shpalljes së Ilir Metës për të ndaluar zgjedhjet e 30 qershorit, disa media kanë nisur të marrin opinione të atyre që i quajnë konstitucionalistë, të cilët me zell përkrahin Metën pa asnjë rezervë dhe nuk shprehin qoftë edhe një objeksion për një akt krejt të pa ndodhur më parë.
Por kush janë këto “konstitucionalistë” që po mbijnë ekranesh dhe që krejt “rastësisht” janë pjesë e grupit të zjarrit të opozitës?
Kristaq Kume, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 1997-n e tmerrshme që për disa vite krijoi profilin e një eksperti zgjedhjesh të qeta duke u angazhuar me shoqërinë civile, por që kohët e fundit ka ankoruar një spirancë me LSI-në.
Djali i Kumes është pedagog i juridikut në Universitetin e Durrësit, i njohur si mbështetës i LSI-së, madje gjatë protestave të studentëve ishte një nga ata pedagogë që donin të ndalonin mësimin.
Jordan Daci, ish-garuesi për Avokat i Popullit dhe përkrahës i hapur IiPD-së.
Për Ylli Manjanin tashmë dihet se ka qenë edhe ministër i LSI-së.
Çfarë i bashkon këta konstitucionalistët? Ata nuk analizojnë as shkaqet as pasojat e as referencat kushtetuese.
Pale më precedentin, por flasin vetëm për një objektiv që “rastësisht” përputhet me kërkesat e PD-LSI: pra dialog pa qeverinë aktuale, kur flitet për një detyrim kushtetues siç janë zgjedhjet.
Deri tani nuk janë prononcuar ende juristë të njohur e me përvojë, duke thënë se kemi të bëjmë me një akt të pastër politik dhe jo juridik, një përplasje institucionale që kërkon natyrisht përgjigje institucionale.
Nëse Meta ka bindje se akti i tij është kushtetues, përse nuk e çon në Komisionin e Venecias, që është Gjykata Kushtetuese e Europës?! (TemA)/l.m