Policia e kryeqytetit ka goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Finalizimi i operacionit “Poker” çoi në procedimin penal të shtetasve R. N.,32 vjeç dhe A. S., 55 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh dhe vlera monetare.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali”, në lokalet nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare,”njofton policia.
Policia e Tiranës thotë se kontrollet kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.
g.kosovari