Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e cila po mbahej këtë mëngjes pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.
Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali tha se vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin pa afat të zgjedhjeve të 30 qershorit, është një akt brutal mbi republikën parlamentare.
Ajo tha se të enjten në Kuvend, mazhoranca do të nisë procedurën e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, në një prononcim për mediat, Spiropali tha se nuk ekziston në asnjë pikë të kushtetutës fjala çdekretim.
Vendimi i Metës – th Spiropali – do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Të enjten në seancë plenare do të zhvillohet një debat i gjatë duke shterues ku do të paraqiten të gjithë argumentet se si Meta ka dhunuar republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë kushtetutë të quajtur cdekretim. Ky debat do të përmbledhë të gjithë argumentet dhe më pas do ti takojë Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ ta shqyrtojë. Meta e ka humbur të drejtën për të qenë në atë pozicion dhe parlamenti do të nisë procedurat e shkarkimit”, tha Spiropali.
A i keni 94 vota?
Spiropali: Do ti takoje gjykates Kushtetuese, por kjo nuk na heq ne te drejten e fillimit te procedurave per shkarkimin e Ilir Metes.
Gjatë fjalës së saj Spiropali deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.
Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste është diskutuar në lidhje me akordimin e fondit për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë.
Spiropali tha se qeveria ka akorduar një fond prej 70 milionë lekësh të vjetra, për rindërtimin e banesave dhe se biznesit i është bërë thirrje që t’i bashkohen fushatës së solidaritetit.
g.kosovari