Presidenti Ilir Meta firmosi Live para mediave në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti në orën 8 të këtij mëngjesi, ku anuloi zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Ai tha se pa pasur një datë të caktuar nga presidenti nuk mund të mbahen. Bëri për herë të parë publik argumentet e këtij vendimi, dhe tha se zgjedhjet vendore janë shtyrë në një afat të pacaktuar. Data e re theksoi ai, duhet të vijë me marrëveshje politike mes palëve.
Meta tha se kërkon zgjidhjen e situatës me marrëveshje politike. “Të krijohet hapësirë kohë e nevojshme që palët të diskutojnë për të gjetur rrugën e krizës.
Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cënohet e drejta për të votuar.
Standardet jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante. Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike. Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë në konflikt social.
Anulimi i zgjedhjeve, mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike. Shtyrja për një datë tjetër të dakordësuar nga palët, do të sjellë edhe zgjidhjen e krizës.
Kjo është një situatë ekstreme. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe farsë. Mazhoranca tenton kapjen e plotë të të gjitha institucioneve ndërsa opozita tenton të delegjitimojë të gjitha institucionet.
Të zgjedhurit nga ky proces do dëmtonin strukturën demokratike”, tha Meta.
g.kosovari