Presidenti Ilir Meta duket se i ka kthyer ‘reston’ kryeministri pas deklaratave te këtij te fundit nga Burreli.
Rama u shpreh pak orë më parë, se Meta nuk e meriton më zyrën e kreut të shtetit, ndërkohë që Presidenti i është përgjigjur sot me tone të ashpra, gjatë konferencës për shtyp.
Sipas Metës, mazhoranca qeverisëse nuk ka bërë asgjë për të komunikuar me opozitën joparlamnetare.
Presidenti tha se vendi ndodhet në një krizë kushtetuese. Në fjalën e tij, Meta shtoi se qeveria po tenton të kapë të gjithë institucionet dhe pushtetet.
Deklaratë kjo që mund ta ketë trembur Presidentit pas kërcënimeve të mazhorancës se mund ta shkarkojnë nga posti.
/javanews/a.rada