Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla edhe ditën e sotme ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale një ditë pas deklaratës së Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Balla ka përdorur fjalët e Matthew Palmer ku deklaronte se kushdo që pengonte zgjedhjet nuk do t’i ndalohej hyrja në Shtete e Bashkuara.
“Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikimin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, deklaronte Matthew Palmer.
Ndërsa Balla shkruan ‘Fiks’, duke lënë të kuptohet se u qëndron fjalëve të Palmer.