Antonie Griezmann ka refuzuar Barcelonën kur mendohej se gjithçka ishte e kryer. Sulmuesi i Atletico Madrid-it deklaroi se do të largohej nga ekipi aktual dhe gjithçka u mendua e kryer për një kalim te katalanasit. Kjo është hera e dytë që Griezmann lë thatë Barcelonën, pasi e njëjta skenë ndodhi dhe pas botërorit të Rusisë.
Barcelona ishte gati të paguante klauzolën e tij të lirimit, ndërsa francezi donte të bashkohej me kampionët e Spanjës. Lajmet e fundit që kanë qarkulluar në lidhje me pakënaqësitë e disa prej futbollistëve të Valverdes për afrimin e 28-vjeçarit kanë bërë që sulmuesi të mos pranojë ofertën. Ai nuk dëshiron të kalojë në një ambient armiqësor.
PSG është futur menjëherë në aksion me presidentin Nasser Al-Khelaifi që e ka takuar personalisht lojtarin. Ai do të ketë rol lideri në skuadër dhe do të zëvendësojë Edison Cavanin. Griezmann do të formojë një sulm ëndrrash me Mbappe dhe Neymar./l.m