Me vendimin e presidentit Ilir Meta, dje, për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, duke shfuqizuar dekretin, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë disa ‘meme’.
Një ndër to është zgjedhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka përzgjedhur si më ‘pikanten’ dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Në të, Lulzim Basha shfajësohet para kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk ka pasur ndikimin në vendimin e presidentit, dhe se të gjithën e ka bërë Monika Kryemadhi, që është bashkëshorte e tij.
“Të betohem Edo nuk i thashë unë Likes, e bëri Mona me kokën e vet”- thuhet në një mem ku shfaqe kreu i PD Lulzim Basha.
g.kosovari